Zëvendës kryeministri Cek në Tiranë – (8 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Çekia ka vënë në shërbim të Natos hapësirat e saj ajrore për të goditur Millosheviçin. Këtë e ka deklaruar në takim me presidentin Mejdani, zëvendës kryeministri çek Ego Lanski. Vetë anëtarët e qeverisë çeke kanë kontribuar në llogaritë bankare në ndihmë të familjeve kosovare.
Presidenti Mejdani vlerësoi qëndrimin e Çekisë në dënimin e genocidit serb dhe në përkrahje të futjes së trupave tokësore të Natos në Kosovë. Zëvendës kryeministri çek Ego Lanski theksoi se krahas spitalit civil fushor, Çekia do të sjell në Shqipëri një tjetër spital ushtarak dhe ndihma ushqimore.
Zëvendës kryeministri çek ka takuar sot kryeministrin Majko dhe ministrin e Rendit Petro Koçi. Majko ka deklaruar se në të ardhmen shqipëria do të jenë një treg shumë i mirë për Çekinë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame