Zgjat pak ëndrra e fermerit të lopëve, Barcelona merr vendimin për trajnerin


Zgjat pak ëndrra e fermerit të lopëve, Barcelona merr vendimin për trajnerin

20:56 17/08/2020

Flitej, por nuk ishte bërë zyrtare. Barcelona ka ndarë rrugët me trajnerin Quique Setien duke e shkarkuar nga stoli i katalanasve. Vendimi vjen pak ditë pas disfatës turpëruese ndaj Bayern Munich.

Humbja 8-2 bëri që Barça të eliminohej që në fazën e çerekfinaleve. Ky mund të quhet një sezon i dështuar për Barcelonën që edhe në Spanjë pa që trofeun e kampionatit e ngriti në qiell Real Madrid, kundërshtari historik.

Setien zëvendësoi Ernesto Valverden në Janar për shkak të rezultateve të dobëta dhe polemikave në dhomat e zhveshjeve me lojtarët. Setien ka edhe një vit në kontratë me Barcelonën.

“Dje po ecja pranë lopëve në fshatin e lindjes, sot jam në fushën e stërvitjes së Barcelonës”. Kështu shprehej ai kur u prezantua në Janar, por aventura zgjati vetëm 6 muaj për fermerin nga Liencres e Santanderit që tashmë shtrëngon duart me drejtuesit, lojtarët dhe tifozët e Barcelonës. /tvklan.al






Të ngjashme