Zgjedhja e Presidentit, raundi i tretë (2007)


Zgjedhja e Presidentit, raundi i tretë (2007)

Autori: Blendi Fevziu

23:55 05/07/2007

Opinion-Që nga data 24 Qershori deri në datën 24 Korrik Parlamenti shqiptar është i detyruar të zgjedhë me 5 raunde votimi Presidentin e ri, i cili do të zëvendësojë Alfred Moisiun. Por duket se edhe raundi i tretë i cili është çelur dje është në pikëpyetje të madhe.

Krerët e partive të Kuvendit të Shqipërisë janë mbledhur mbrëmjen e kaluar në kryesinë e Kuvendit ku janë vënë përballë kreu i PD Sali Berisha dhe kreu i PS Edi Rama. Nëse Presidenti nuk zgjidhet Parlamenti shpërndahet dhe vendi hyn brenda 60 ditësh në zgjedhje të parakohshme.

Qarkullojnë një sërë emrash, por ende asnjë nuk është konfirmuar. Për të diskutuar lidhur me temën ishin të ftuar në emisioni “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu analistët Fatos Lubonja, Armand Shkullaku, Andi Bushati, Mero Baze dhe në lidhje direkte Mimoza Koçiu, Skënder Gjinushi, Fatmir Mediu.

“Të gjitha palët që prezumohen se janë zgjedhësit e këtij problemi janë bërë problemet e këtij problemi. Asnjë nga partitë nuk ka pasur një emër dhe tashmë jemi në prag të mosszgjedhjes. Nuk besoj se Berisha propozon si President këshilltarët e tij, ata janë përfshirë në lojë vetëm për të shantazhuar palën tjetër dhe jo se kanë vullnet për zgjedhje”, tha Bushati.

“Partitë tona ende nuk kanë kapërcyer mendësinë e partisë shtet dhe për fat të keq kemi dy parti shtet ku lideri i partisë e konsideron veten edhe lider i vendit dhe nuk lë hapsirë për presidentin. Të dyja forcat e shohin Presidentin në rolin e Haxhi Lleshit në raport me Enver Hoxhën. Selili prej tyre do Presidentin e vet”, tha Lubonja./tvklan.al

Të ftuar: Fatos Lubonja, Armand Shkullaku, Andi Bushati, Mero Baze dhe në lidhje direkte Mimoza Koçiu, Skënder Gjinushi, Fatmir Mediu.






Të ngjashme