Zgjedhjet/ Misioni i OSBE-ODIHR letër Çakos
Misioni i Monitorimit të Zgjedhjeve OSBE-ODIHR, vlerësim për bashkëpunimin me Policinë e Shtetit gjatë zgjedhjeve të 25 Qershorit.
Pas përfundimit të Misionit të Monitorimit së Zgjedhjeve OSBE-ODIHR të 25 Qershorit, Ambasadori dhe drejtuesi i këtij misioni Peter Tejler ka vlerësuar bashkëpunimin me Policinë e Shtetit në këtë proces zgjedhor.
Me anë të një letre drejtuar Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako, Tejler shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Misionit të Monitorimit.
Ambasadori Peter Tejler ka vlerësuar në veçanti edhe rolin që drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit kanë luajtur në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
“Në veçanti dëshiroj të shpreh vlerësimin tim të thellë për mbështetjen e përditshme nga drejtuesit e Departamentit të Sigurisë dhe për të gjithë Drejtuesit Rajonal të Policisë së Shtetit lidhur me sigurinë e ekipit tim”
, shkruan shefi i ODIHR në Tiranë.
Në mesazhin drejtuar Policisë së Shtetit ambasadori Tejler vë theksin tek rëndësia e rritjes së besimit të publikut.
“Gjithashtu suksese në forcimin e bashkëpunimit dhe besimit ndërmjet shtetasve shqiptar dhe Policisë së Shtetit’’, shkruan ambasadori Tejler./tvklan.al