Zgjedhjet /Der Spiegel: Provim mature për Kolumbinë e Europës


Zgjedhjet /Der Spiegel: Provim mature për Kolumbinë e Europës

10:15 25/06/2017

Edhe mediat ndërkombëtare nuk i kanë lënë jashtë vëmendjes, zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Spikat gjermania “Der Shpigel”, që i konsideron këto zgjedhje si “Provim mature për Kolumbinë e Europës”.

Zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë nuk janë lënë jashtë vëmendjes së mediave më prestigjioze rajonale e ndërkombëtare. “Provim mature për Kolumbinë e Europës” – i konsideron zgjedhjet shqiptare prestigjiozja gjermane

Der Spiegel.

Shqipëria është një destinacion turistik në modë, pasi përshkrimeve mjaft ndjellëse në mediat ndërkombëtare.

CNN

e ka përshkruar Shqipërinë si vendin e diellit, të çmimeve të ulëta e plazheve të virgjëra. Ndërsa

The Guardian

e përshkruante me krenari Tiranën si kryeqytetin e ngjyrave dhe metropol i gjallë.

Por pavarësisht se nga diktatura staliniste e Enver Hoxhës nuk kanë mbetur shumë gjurmë dhe nuk është më vendi i luftës civile të 1997-ës, Shqipëria ka probleme të theksuara me standardet që i kërkon Europa, transparencën dhe shtetin ligjor. Për më tepër, Shqipëria konsiderohet si “Kolumbia e Europës” – shkruan Der Spiegel, pasi autoritetet nuk kanë mundur ose nuk kanë dashur ta venë nën kontroll këtë fenomen. Po ashtu, politikanët e korruptuar dhe krimi i organizuar përbën çdo javë, titujt kryesorë.

Për portalin informativ gjerman, Stutgarter Nachrichten “Zgjedhjet parlamentare duhet ta qetësojnë politikisht Shqipërinë”. Agjencia

Associated Press

i bën një përshkrim drejtuesve të tre partive kryesore, që përballen në këto zgjedhje. Edi Rama përshkruhet si “Njeriu i Rilindjes Urbane”, Lulzim Basha si kryebashkiaku 2.0, një ish-drejtues i bashkisë së kryeqytetit që kërkon të bëhet kryeministër. Ndërsa Ilir Metën e konsideron si Kingmakerin e ri të politikës shqiptare.

Sipas të përditshmes italiane “Il Sole 24 Ore”, Edi Rama kërkon një shumicë të re për Europën. Interes për zgjedhjet shqiptare ka edhe media norvegjeze ABC Nyheter, që në titull shkruan “Zgjedhjet në Shqipëri me sfond Bashkimin Europian”. Indiferente nuk mund të qëndronin mediat serbe. Kuriri shkruan “Edi Rama lufton për të qëndruar në pushtet”./ABCNews






Të ngjashme