Zgjedhjet e 18 Qershorit, KQZ miraton fletën e votimit
Këto do të jetë partitë politike mes të cilave votuesit do të zgjedhin në 18 Qershor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratuar modelin e fletës se votimit ku renditet 15 partitë në garë.
Mbledhja nuk kaloi pa debate, pasi anëtarët e propozuar nga opozita dhe përfaqësuesi i PD në KQZ e cilësuan të parakohshëm vendimin e KQZ, që u mor vetëm me 4 votat e të propozuarve nga maxhoranca. Miratimi i përmbajtjes të fletës së votimit, edhe zyrtarisht, fakton se Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 Qershorit. Tv Klan