Zgjedhjet e 3 Korrikut 2005, taksat


Zgjedhjet e 3 Korrikut 2005, taksat

Autori: Blendi Fevziu

22:45 04/06/2005

Financat publike ishin tema e radhës së “emisioneve maratonë” që prej kohësh kanë nisur në “Opinion”. Kjo temë është një prej fushave që përball programet politike, sidomos ato të forcave kryesore që konkurrojnë për qeverisjen e vendit. Për të diskutuar mbi këtë temë ishin të ftuar në studio Ridvan Bode kandidat për deputet i PD, Arben Malaj kandidat për deputet i PS, Sokol Nako kandidat për deputet i LSI, Gjergj Buxhuku përfaqësues i LZHK dhe në lidhje direkte Ingrid Shuli kandidate për deputete e PSD.  

“Duke iu referuar institucioneve ndërkombëtare që asistojnë reformat në Shqipëri situata me financat është në shkatërrim dhe do kohë të gjatë për tu rikuperuar. Kemi një tendencë në rënie të të ardhurave shtetërore dhe vitin e kaluar ka arritur minimumi në raport me prodhimin e brendshëm bruto”, tha Bode.

Ndërkohë Malaj tha se rritja ekonomike në vend vlerësohet shumë e mirë dhe tregon stabilitet./tvklan.al






Të ngjashme