“Zgjedhjet e lira të rëndësishme për integrimin e vendit”
Partia Demokratike ka zhvilluar mbledhjen e radhës së grupit parlamentar. Kryetari Lulzim Basha ka folur për situatën në të cilën ndodhet vendit, por edhe për zgjedhjet e qershorit.
Sipas tij, investimet e huaja mungojnë, nuk ka punë, shqiptarët largohen masivisht nga vendi dhe dalja nga kjo gjendje është prioritet për Partinë Demokratike.
“
Pas mbledhjes së fundit të kryesisë kur iu informova për turin e takimeve në Uashington, Bruksel dhe Berlin dhe pasi vendosëm sa i përket organizimit të fushatës elektorale, mbledhja e sot ka për qëllim dy çështje shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë më procesin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, garantimin e votës së lirë si misioni themelor i PD.
Sot jemi dëshmitarë të bllokimit total të Integrimit të Shqipërisë në BE, investimet e huaja janë bllokuar, askund nuk ka punë, shqiptarët po largohen masivisht nga vendit. Dalja nga kjo gjendje është detyra jonë. Mesazhet i kam marrë në Uashington, Bruksel dhe Berlin nga përfaqësues të lartë”
./tvklan.al