Zgjedhjet lokale dhe vendimi I KQZ për Tiranën


Zgjedhjet lokale dhe vendimi I KQZ për Tiranën

Autori: Blendi Fevziu

23:36 17/05/2011

Emisioni “Opinion” solli mbrëmjen e sotme intervistën me Kryetarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristani. Zhvillimet e sotme politike dhe mbledhja e sotme e KQZ,e fokusuan bisedën tek qëndrimi që duhet të mbajë komisioni, ndaj ankimimeve të palëve.

Pyetjes së drejtuesit të emisionit, Blendi Fevziu se kush është kryebashkiaku që do ta administrojë Tiranën, në 4 vitet e ardhshme, Ristani u përgjigj: Është një pyetje që ende nuk ka një përgjigje se proçesi akoma nuk ka përfunduar. Ka përfunduar një pjesë e numërimit, po vazhdon proçesi i numërimit akoma. Janë edhe shumë kuti të panumëruara dhe mesa duket nga ky proçes numërimi pritet të ketë edhe ndryshime në ato shifra paraprake, që ne arritëm të mblidhnim deri në këto çaste./tvklan.al






Të ngjashme