Zgjedhjet lokale në Kosovë, voton Thaçi dhe Rugova – (28 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Ndër votuesit e parë për zgjedhjet lokale të Kosovës, kanë qenë dhe politikanët e saj. Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike Kosovare, ka votuar rreth orës 7:30 të mëngjesit të sotëm dhe pas hedhjes së votës është shprehur:
HashimThaçi:- “Unë kam besim të plotë se këto zgjedhje do t’i kalojmë shumë mirë dhe presim daljen e organeve në institucion lokal të Kosovës dhe kam besim se do të ndahen të gjithë të kënaqur”.
Në orët e paradites, ka votuar dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili i ka cilësuar votimet e sotme:
Ibrahim Rugova:- “Këto janë votimet e para të lira, për Kosovën e lirë, që lejon një hap të rëndësishëm, drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës”./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori