Zgjedhjet më 15 Korrik, partitë fillojnë fushatën
Vijojnë shifrat e larta të të prekurve nga Covid-19
Maqedonia e Veriut ka filluar përgatitjet për zgjedhjet. Përveç azhurnimit të listës zgjedhore do të duhet të zbatojnë edhe protokolle të veçanta shëndetësore. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke komentuar idenë për Kryeministrin shqiptar, tha se për këtë populli do të vendosë në votime.
“Do ta pranoja atë ofertë nëse ofrojnë emër kandidati ose mandatari. VMRO-DPMNE-ja ishte e qartë para disa muajve se unë jam kandidati për Kryeministër, LSDM-ja gjithashtu nominoi Zaevin dhe ja kemi tre kandidatë, edhe pse të tretin nuk e dimë kush është”.
Nga ana tjetër socialdemokratët paralajmërojnë fushatë përmes rrjeteve sociale.
“Ju siguroj se LSDM-ja do të zhvillojë fushatë të sigurtë zgjedhore nga aspekti shëndetësor. Kemi anuluar mitingjet e tubimet dhe ngjarjet që paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve”.
Ndërkohë që Maqedonia e Veriut përgatitet për zgjedhje, vijojnë të jenë tre shifrorë numrat e të prekurve nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Shënohen 134 raste të reja dhe 8 viktima.
Tv Klan