Zgjedhjet ndryshojnë datën e provimeve të maturës
Shtyrja e datës së zgjedhjeve nga 18 në 25 qershor zhvendos datën e provimit me zgjedhje për maturantët. Vendosja në dispozicion e shkollave për procesin zgjedhor ka detyruar krerët e arsimit të caktojnë datën 23 për zhvillimin e provimit të fundit të maturës.
Rezana Vrapi, Drejtore e Qendrës Kombëtare të Zhvillimit të Provimeve
“Spostimi është bërë për shkak se një pjesë e madhe e shkollave janë mjedise të zgjedhjeve dhe në bazë të ligjit 24 orë përpara këto mjedise duhet të jenë në dispozicion të këtij procesi, dhe për këtë arsye ne e kishim të pamundur që në datën 24 të kishim provim kështu ai u spostua me një ditë pa ndryshuar asgjë në procedura”.
Në të njëjtën kohën Ministrja e Arsimit ka firmosur edhe udhëzimin për procesin e pranimeve në universitet, i cili nis me aplikimet nga 20-29 korrik. regjistrimi do të ketë vetëm dy raunde.
“
Raundi i parë është 14 ditë 29-11 shtator, raundi i dytë fillon në 15 shtator, ne dëshirojmë që në 16 tetor të nis shkolla”.
Maturantët e shpallur fitues kanë vetëm 48 orë për tu regjistruar në degën e shpallur fitues. Në përfundim të fazës së parë maturantët e regjistruar në një dege , mund të çregjistrohen për të vijuar garën për një tjetër degë studimi.
Tv Klan