Zgjedhjet në axhendën e partive politike të Maqedonisë së Veriut
Gjatë 24 orëve të kaluara 8 raste të reja me Covid-19
Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar për 8 raste të reja me COVID-19.
Numri i viktimave shkon në 86 ku gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një paciente 59-vjeçare nga Tetova. Vazhdon të jetë në rritje numri i të shëruarve.
Në prag të takimit të liderëve, ku pritet të diskutohet situata me COVID-19, por edhe zhvillimet politike në vend, nga VMRO-DPMNE shprehen se zgjedhjet nuk janë në agjendën e kësaj partie.
“Nuk do të lejojmë infektime të reja dhe sëmundje të një numri të madh të qytetarëve, vetëm e vetëm që Zaev dhe LSDM ta zvogëlojë humbjen”.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka propozuar që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen në fund të korrikut ose fillim të muajit Gusht.
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut nesër duhet ta vlerësojë kushtetueshmërinë e vendimit për shpërndarjen e Kuvendit.
Tv Klan