Britani, konservatorët fitojnë zgjedhjet
Theresa May rikonfirmohet në krye të qeverisë britanike, duke fituar zgjedhjet e parakohshme me një diferencë të thellë ndaj opozitës laburiste të Jeremy Corbyn. Sipas Exit Polleve britanike, konservatoret morën 314 vende në parlament, kundrejt 266 të laburistëve. Një rezultat në rënie për partinë e kryeministres, e cila në legjislacionin e kaluar kishte 17 deputetë më shumë. Në votime morën pjesë rreth 46.9 e britanikëve.
Zgjedhjet parlamentare pritet të kenë ndikim edhe në vendimin e Skocisë, për të mbajtur ose jo referendum të ri për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar.
Britania e Madhe është totalisht e blinduar në këto zgjedhje. Edhe fushata zgjedhore u përqendrua te siguria kombëtare, pas tre sulmeve terroriste që goditën vendin në 3 muaj. Me rastin e zgjedhjeve nuk mungoi as satira e revistës së fort debatuar franceze “Charlie Hebdo”, e cila doli me kopertinën e Kryeministres May me kokë të prerë.
Tensioni i zgjedhjeve përfshiu edhe ekipet e xhirimit të mediave britanike, të cilat kaluan deri në përballje fizike për vendin e parë.
Tv Klan