Zgjedhjet në Dibër, ndihmë ekonomike në këmbim të votës. “STOP” publikon listat: 83 familje u shtuan në 3 muaj
Fushata zgjedhore në Dibër ka nxjerrë në pah një skandal me skemën e ndihmës ekonomike.
Emisioni “STOP” në Televizionin Klan publikoi disa dokumente zyrtare, që tregojnë se në 3 muajt e fundit, pas shkarkimit të Kryebashkiakut Shukri Xhelili dhe kur pritej mbajtja e zgjedhjeve të reja, vetëm në një zonë, atë të Maqellarës janë shtuar 83 familje në skemën e ndihmës ekonomike.
Drejtuesit e emisionit thanë se janë gati që këto dokumenta t’ia venë në dispozicion Prokurorisë për hetime.
Për këtë çështje ka reaguar dhe Partia Demokratike, e cila bën përgjegjes direkt për fryrjen e listave me përfitues të ndihmës ekonomike, në prag të zgjedhjeve lokale në Dibër, Kryeministrin Rama, që sipas saj, shpreson të marrë ndonjë votë duke luajtur me mjerimin e banorëve.
Tv Klan