Zgjedhjet në Dibër, policia masa për garantimin e një procesi të qetë zgjedhor


Zgjedhjet në Dibër, policia masa për garantimin e një procesi të qetë zgjedhor

22:10 10/09/2016

Policia e Dibrës, me anë të një njoftimi për mediat, thotë se po kryen me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e saj, në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji, në kuadër të procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore.

Punonjësit e Policisë, të planizuar për ruajtjen e objekteve zgjedhore janë paraqitur pranë objekteve zgjedhore, në orën 18.00, ku dhe ka filluar marrja në ruajtje e tyre, proces i cili ka përfunduar 100 % rreth orës 21.40 minuta.

Në njoftim sqarohet se të gjitha objektet zgjedhore janë marrë me procesverbal në ruajtje nga ana e punonjësve të Komisariatit të Policisë Dibër.

Ndërsa deri në këtë fazë të procesit zgjedhor janë angazhuar gjithsej 181 punonjës policie.

Policia thotë se janë zbatuar me korrektësi detyrat e përcaktuara në planin e masave për sa i përket marrjes në ruajtje të objekteve zgjedhore, ndërsa është ngritur Grupi i drejtim – koordinimit, që ka si detyrë menaxhimin e përpunimin e shpejtë të informacionit, me qëllimin realizmin e komunikimit në kohë reale me median e publikun.

Deri në këto momente, sqarohet në njoftim, në të gjithë territorin e Bashkisë Dibër, situata për sa i përket rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë dhe pa probleme.

Policia thotë se është në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin e saj për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike në të gjithë rrethin, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të sigurt, në funksion të garantimit të një procesi të qetë zgjedhor./tvklan.al






Të ngjashme