Zgjedhjet në Kolonjë, Rama: Kush voton PD-në, zgjedh anën e gabuar
“Unë nuk e njoh kandidatin tjetër dhe nuk mund të them asnjë fjalë për të, por njoh mirë Saliun, Lulin dhe PD dhe njoh mirë dhe atë shprehjen e popullit kush fle me atë gdhihet me ato. Kështu që më thuaj me kë rri të them se kush je”
.
Ishte kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama, nga Erseka, në mbyllje të fushatës për kreun e Bashkisë, ndërsa zgjedhjet do të mbahen këtë të diel.
Shefi i qeverisë tha se kandidati i majtë, Ilia Stefo, do të fitojë. “
Keni kohë që të votoni për Qeverinë në Tiranë. Kjo është votë për qeverisjen e Kolonjës
”, deklaroi ai.
Rama tha se më e keqja ka kaluar, më e mira është përpara, ndërsa bëri një apel për të gjithë ata që nuk duan të votojnë.
“
Kush nuk voton mban anën e gabuar dhe zgjedhjes më të keqe. Një votë që i mungon zgjedhjes më të mirë, është një votë për anën e gabuar dhe për zgjedhjen më të keqe
”, deklaroi Rama.
Zgjedhjet në Ersekë mbahen, pasi ish kryetari i Bashkisë, Arben Malo, ndërroi jetë për shkak të një ataku kardiak.
Përballë Ilia Stefo, opozita ka vendosur Dritan Hajron, një emër i propozuar nga Partia Agrare Ambientaliste./tvklan.al