Zgjedhjet në Kosovë, Hashim Thaçi: Kosova nuk do të jetë kurrë e Serbisë (15 Shtator 2000)
Koshtunica, rivali i Presidentit Millosheviç, përfaqësues i opozitës serbe ër postin presidencial në zgjedhjet e 24 shtatorit, dje ka shkelur për herë të parë në Kosovë. Mitrovica e veriut ka qenë pikësynimi i Koshtunicës i cili ka organizuar një takim me serbët e kësaj zonë, por takimin me grumbullin e serbëve të Mitrovicës veriore është kthyer në një arenë goditjesh me gurë, sende të forta, zarzavate dhe vezë ndaj Koshtunicës nga ana e mbështetësve të Millosheviç.
Koshtunica është plagosur lehtë nga goditjet, por i goditur ka mbetur dhe një kameraman i CNN. Kosova i përket Serbisë, ka deklaruar në fjalimin e tij, por ne do të bashkëpunojmë me autoritetet, përfundoi ai. Në të njëjtën kohë, në anën tjetër veriore është organizuar dhe një miting i Partisë Demokratike nga Hashim Thaçi.
Kosova nuk do të jetë më kurrë pjesë e Serbisë ka thënë ai, dhe ka prezantuar përpara qytetarëve të Mitrovicës kandidaturat të partisë së tij për zgjedhjet lokale të 28 tetorit në Kosovë./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori