Zgjedhjet në Kosovë, kosovarët votojnë dhe në Tiranë – (28 Tetor 2000)

https://youtu.be/B_zJadbWAQs

Zgjedhjet në Kosovë, kosovarët votojnë dhe në Tiranë – (28 Tetor 2000)

15:55 28/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kjo është qendra e vetme ku mund të votojnë kosovarët në Tiranë. Është ngritur pranë rulotave që mbajtën gjatë krizës, kosovarët e dëbuar. Një e tillë është ngritur edhe në qytetin e Durrësit. Të drejtën e votimit e kanë 200 shtetas kosovarë, të regjistruar në Tiranë, të cilët nuk janë larguar ende në trojet e tyre.

Një qytetar kosovar, duhet të paraqesë kartën e identitetit, që vërteton nënshtetësinë e tij, si dhe kartën e regjistrimit bërë nga OSBE dhe UMNIK. Këtu votohet për 17 komuna. Dy fleta i paraqiten çdo votuesi, tek e para janë të shënuara partitë për çdo komunë dhe tek fleta e dytë votuesi njeh kandidatin.

Pasi të mbyllet ky proces në orën 7 pasdite, kutia do të niset në Prishtinë, ku do të ndodh dhe numërimi i votave./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti   






Të ngjashme