Zgjedhjet në Kosovë, kosovarët votojnë në Durrës – (28 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Kosovarët votojnë edhe në Durrës. Sot në orën 7 të mëngjesit, në shkollën “Bedrie Bebeziqi”, ku është vendosur zyra e refugjatëve, qendra e votimit numër 200, hapi dyert e saj për 50 kosovarët, që jetojnë akoma në rrethin e Durrësit. Kjo është qendra e dytë dhe fundit në Shqipëri, ku kosovarët e mbetur nga lufta, kanë mundësi të shprehin preferencat e tyre në këtë raund zgjedhjesh lokale.
Regjistrimi i tyre në Durrës nuk ka pasur probleme, sepse të gjithë ata kanë qenë më parë në listat e zyrës së refugjatëve. Në komisionin e qendrës, pëveç përfaqësuesve të OSBE-së, merrnin pjesë edhe kryetari i zyrës së refugjatëve për Durrësin, zoti Trifon Llupaj, i cili nga ana e tij u shpreh mjaft i kënaqur për mënyrën se si është organizuar ky proces./tvklan.al