Zgjedhjet në Maqedoni (6 Dhjetor 1999)


Zgjedhjet në Maqedoni (6 Dhjetor 1999)

15:40 06/12/1999

Maqedonia përfundimisht ka zgjedhur presidentin e tij të ri. Pas zhvillimit të turit të dytë në fillim të Nëntorit, ku kandidati i partisë më të madhe në pushtet Boris Trajkovski fitoi me rreth 70 mijë vota në krahasim me rivalin Petkovski, partia e këtij të fundit i kontestoi zgjedhjet por sidomos votën e shqiptarëve.

Sipas të dhënave paraprake të deklaruara dje nga komisioni elektoral i VMRO-së, kandidati i tyre Trajkovski, Presidenti i ri i Maqedonisë fitoi dje mbi 133 mijë vota ndërsa rivali i tij mori pak më shumë se 3500 të tilla. Votimi i djeshëm për Presidentin e ri të Maqedonisë, tregoi edhe një herë se sa e rëndësishme është vota e popullsisë shqiptare për krijimin e stabilitetit politik e ekonomik të shtetit të vogël të Gadishullit Ballkanik./tvklan.al






Të ngjashme