Zgjedhjet në Mecklenburg, test për partinë e Merkel
Një rajon i rëndësishëm në Gjermani mban sot zgjedhjet lokale, që shihen si test për partinë e Kancelares Angela Merkel.
Në Mecklenburg, në verilindje të vendit janë hapur kutitë e votimit që prej orës 8 të mëngjesit.
Mediat shkruajnë se Merkel rrezikon ta humbasë këtë rajon, për shkak të rritjes së partisë së ekstremit të djathtë, që ka bërë fushatë kundër pritjes së emigrantëve.
Sondazhet u japin avantazh socialdemokratëve ndërsa kristiandemokratët e Merkel renditen të tretët për herë të parë në këtë rajon, që nga rrëzimi i murit të Berlinit.
Tv Klan