Zgjedhjet në parti, PD mbledh Kryesinë
Partia Demokratike do të mbledhë kryesinë në orën 17.00 për të nisur procesin e zgjedhjeve në parti. Kjo mbledhje vjen pas përfundimit të analizës për humbjen e kësaj force politike në zgjedhjet e 25 qershorit.
Në rend të ditës është caktimi i datës për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, që është edhe forumi më i lartë demokrat.
Kryesia do të vendosë edhe për grupin e punës që do merret me ndryshimet statutore, për të cilin në selinë blu prej disa muajsh janë depozituar propozime nga kritikës e Lulzim Bashës, mes të cilëve edhe një platformë e mbështetësve të Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike, të udhëhequr nga ish- nënkryetari i kësaj force politike, Astrit Patozi.
Tv Klan