Zgjedhjet në SHBA, bllokohet shpallja e rezultatit në Florida – (18 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Gjykata e Lartë e Floridas, ka bllokuar shpalljen e rezultateve për ditën e sotme. Megjithëse sekretarja e shtetit të Floridas, vendosi dje, që ora 12 e mesditës, do të zgjidhte më në fund fituesin, ky vendim është kthyer nga gjykata e lartë, e cila do të prononcohet të hënën për çështjen Florida. Deklarata e kësaj gjykate bënë të ditur se bllokohet shpallja e kësaj gjykate në Florida, deri në një urdhër të ri. Ndërkohë Bush është në avantazh deri tani ndaj demokratit Gore, me rreth 300 vota.
Një gjë është e qartë nga gjithë kjo rrëmujë, 25 votat e shtetit problematik, janë thembra e Akilit për dy kandidatët, të cilët automatikisht fitojnë presidencën me fitimin e 25 vendeve kolegjiale. Sipas sondazheve të ABC dhe Washington Post, për amerikanët nuk ka më rëndësi se kush fiton Bushi apo Gori, mjaft që vendi mos të mbeti pa president./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori