Zgjedhjet në SHBA, Gjykata e Floridës do të caktoje fituesin e zgjedhjeve (21 Nëntor 2000)
Gjykata e Lartë e Floridas nuk mori dje asnjë vendim. Gjykata ka bërë të ditur se do të flasë prerë sot ose nesër, por të gjitha këto mbeten hipoteza që vijnë Tallahasi, kryeqyteti i Floridas. Të enjten amerikanët kanë festën e falenderimit, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit të tyre dhe qytetarët e SHBA-së shpresojnë të paktën se këto ditë do t’a kenë zgjedhur presidentin e tyre të ri.
7 gjyqtarët e Floridas kanë dëgjuar dje avokatët e të dyja kampeve. Herë pas here avokatët janë ndërprerë nga pyetjet e 7 anëtarëve të Gjykatës së Lartë të Floridas. Devid Bojes, avokati i Algorit dhe Majkëll Kervin dhe mbrojtësit e Bushit kanë kaluar dje ndoshta ditën më të vështirë të profesionit të tyre.
Unë mendoj se ky gjyq do të marrë parasysh situatën e krijuar dhe të respektojë deri në fund mendimin e votuesve, është shprehur avokati i Gor-it. Ne kemi besimin e plotë se ky trup gjykues do të vlerësojë me kujdes zhvillimet dhe situatën dhe do të marrë një vendim të drejtë, kështu është shprehur një prej avokatëve të Bush-it. Por, megjithatë loja ende është e hapur dhe Shtëpia e Bardhë pret se kush do të jetë shefi i saj i ri./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori