Zgjedhjet në Universitete – (3 Nëntor 1999)


Zgjedhjet në Universitete – (3 Nëntor 1999)

21:16 03/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Universiteti i Tiranës pas dy vjet përgatitjesh fillon procesin e zgjedhjeve demokratike të parat që bëhen këtu. Deri më sot caktimi i dekanëve dhe rektorit ka qenë emërimi dhe komandimi. I gjithë personeli akademik, student dhe personeli administrativ kanë kohë që i kërkojnë këo zgjedhje.

Janë përcaktuar rregullat e zgjedhjeve sipas studimeve të bëra por mbështetur edhe në përvojën Europiane. Konsiderohen si zgjedhje demokratike pasi zbatimi i saj në fakultetet tona ju jep mundësi respektimit të personelit të graduar. Grada fillon nga doktori i shkencave e lart.

Studentët janë ata që do të votojnë në këshillat e fakultetit dhe në senatet e universitetit. Profesor Mareglen Spiro Rektor i Universitetit Tiranë sqaron.

Mareglen Spiro, Rektor i Universitetit Tiranë:- “Dekani duhet të jetë profesor, rektori duhet të jetë profesor, anëtarët e senatit jo më pak se profesor i asociuar, zv/rektori profesor. Kështu për të gjitha nivelet janë përcaktuar në mënyrë që të ruhet drejtimi nga ana e personelit më të kualifikuar të Universitetit, të cilët kanë eksperiencë shkencore, publikime, eksperiencë akademike dhe aftësi dhe një fare karrierë drejtuese që mund të ketë pasur më përpara. Periudha e parë e zgjedhjeve përfundon më 30 Nëntor deri në nivelin e këshillit të fakultetit, pas 30 Nëntorit, rektori sipas rregullores thërret zgjedhjet për dekanin dhe për anëtarët e senatit dhe më tej me sa duket pas datës 10 Dhjetor do të thirret mbledhja e senatit të ri për të zgjedhur rektorin. Kjo bëhet nga Ministri”.

Por jo të gjithë pedagoget bien dakort me këtë se i graduari dhe karriera drejtuese mund të emerojë dekan dhe rektor. Dhimitër Doka Asistent Profesor në Departamentin e Gjeografisë tregon.

Dhimitër Doka, Profesor në Fakultetin e Gjeografisë:- “Nëse ligji për arsimin e lartë u njeh të drejtën të gjithëve punonjësve pedagogjike që në mënyrë të barabartë të konkurojnë, të kënë të drejtën të zgjedhin dhe të zgjidhen. Rregullorja pastaj ka kufizimet e veta për shembull post të caktuar dhe kriterin ta zëmë të profesorit, të konkurosh për shembull për Dekan Fakulteti e më lart duhet patjetër të kesh titullin profesor. Kjo nuk është gjë e keqe që të jesh profesor që të kuptohemi drejtë por nuk do të thotë gjë që titulli t’i përshtatet aftësive drejtuese të një drejtuesi. Për mendimin tim mund mos te ishte thjeshtë kriteri shkencor por mund të linte hapur që vetë njerëzit të zgjidhnin njeriun që ishte më i aftë të drejtonte një institucion se sa thjesht një titull shkencor”.

Por megjithatë duhet pritur dita e zgjedhjeve dhe caktimi i një të afti apo jo këtë do ta tregoj koha në qeverisjen e institucionit edukues./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme