Zgjedhjet për Bashkinë e Peshkopisë, PS kundër Nishanit: Tërhiq dekretin!


Zgjedhjet për Bashkinë e Peshkopisë, PS kundër Nishanit: Tërhiq dekretin!

11:44 03/08/2016

Për Partinë Socialiste, dekreti i presidentit Bujar Nishani për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në bashkinë e Peshkopisë, është shkelje e Kodit Zgjedhor.

Nga selia e PS-së, deputetja Blerina Gjylameti tha se Presidentit Nishani duhet të tërheqë dekretin dhe ta konstatojë atë si të pavlefshëm, pasi është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Këtë kërkesë ajo e arsyetoi duke thënë se nuk ka hyrë në fuqi ende vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

PS pasi u njoh me dekretin e Presidentit mbi caktimin e 11 shtatorit për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Peshkopi, gjykon se ky akt individual i presidentit ka dalë në kundërshtim me përcaktimin e kodit zgjedhor për caktimin e datës së pjesshme vendore. Publiku është njohur me vendimin nëpërmjet një njoftimi për media që Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë dje mbi ankimin e kryetarit të shkarkuar të bashkisë Peshkopi Shukri Xhelili

“,deklaroi Gjylameti. /

tvklan.al






Të ngjashme