PS në avantazh për bashkinë e Kavajës
Kur janë numëruar 38 nga 84 kutitë e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë së Kavajës kryeson kandidati i Partisë Socialiste.
Dorjan Murati kandidati i PS kryeson me 4644 vota i ndjekur nga kanddidati i opozitës Isa Sakja me 4035 vota. Ndërsa Maksim Kona kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka marrë 667 vota.
Deri tani dy kuti votimi rezultojnë të kontestuara, pasi tek njëra rezultoi me një fletë votimi më pak se sa ishte shkruar në procesverbal, ndërsa një tjetër kuti kishte 10 fletë votimi tepër.
Kavaja votoi të dielën për zgjedhjen e kryebashkiakut pas shkarkimit të Elvis Rroshit./Tv Klan
PS – Dorjan Murati 4644 vota
PD – Isa Sakja PD 4035 vota
LSI – Makisim Kona 667 vota
/tvklan.al