Zyrtare/ Zgjedhjet për kryetar në PD, ja sa anëtarë votuan në 12 qarqet
Anëtarët e Partisë Demokratike nga 12 qarqe të vendit votuan ditën e sotme (22 Korrik) për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë.
Në garë merrnin pjesë, kryetari aktual Lulzim Basha dhe kandidati Eduard Selami.
Votimi ka shkuar i qetë, edhe pse sipas kandidatit Selami ka qenë me probleme të cilat ai i bëri të ditura në një dalje të tij, para mediave, dy orë përpara se të mbyllej votimi.
Në pjesën më të madhe të qarqeve votimi ka përfunduar në orën 19:00, dhe qendrat janë mbyllur me përjashtim të Shkodrës ku votimi është mbyllur rreth 40 minuta me vonesë.
Në total, në të 12 qarqet e vendit, votuan 59.766 anëtarë, nga 103.952 anëtarë ose 57.5% e anëtarësisë së Partisë Demokratike.
Të gjitha kutitë e votimit do të transportohen në Tiranë në selinë e Partisë Demokratike dhe numërimi do të nisi kur të kenë mbërritur të gjitha kutitë.
Komisioni i operacioneve elektorale bën publike të dhënat përfundimtare të pjesëmarrjes në votim të anëtarëve të Partisë Demokratike në të 12 qarqet e vendit:
Shkodër, votuan 4727 votues, nga 8777 anëtarë
Lezhë, votuan 3852 votues, nga 5820 anëtarë
Kukës, votuan 1707 votues, nga 5105 anëtarë
Dibër, votuan 3723 votues, nga 5570 anëtarë
Durrës, votuan 3125 votues, nga 7966 anëtarë
Tiranë, votuan 19937 votues, nga 30314 anëtarë
Elbasan, votuan 4470 votues, nga 6985 anëtarë
Korçë, votuan 5948 votues, nga 8140 anëtarë
Berat, votuan 1946 votues, nga 4877 anëtarë
Fier, votuan 5545 votues, nga 11718 anëtarë
Vlorë, votuan 2423 votues, nga 5093 anëtarë
Gjirokastër, votuan 2363 votues, nga 3587 anëtarë
/tvklan.al