Zgjedhjet, përplasje opozitë-qeveri


Zgjedhjet, përplasje opozitë-qeveri

18:26 16/01/2017 https://youtu.be/mdZ2Qk1bYmA

Që në seancën e parë plenare të këtij viti, qeveria dhe opozita u përplasën në Kuvend. Ishte pikërisht kushti i vendosur nga opozita, në lidhje me votimin elektronik ai që përplasi palët politike. 

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka tha se opozita kërkon plotësimin e 5 kushteve, mbi të gjitha votimin elektronik.

Përgjigje, opozitës i dha gjithashtu kreu i Grupi Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi.

Ai i cilësoi të vonuara propozimet e Partisë Demokratike për reformën zgjedhore, veçanërisht ato që flasin për votimin dhe numërimin elektronik.

T’i drejtohemi OSBE/ODIHR, ata janë arbitrat. Nëse ata pranojnë dhe marrin përsipër përgjegjësinë se me këto ndryshime realizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, atëherë kjo mazhorancë është e gatshme që të votojë për votimin elektronik

”, deklaroi Ruçi.






Të ngjashme