Zgjerimi i Greqisë në det, Rama: Nuk falen detet dhe tokat si rroba


Zgjerimi i Greqisë në det, Rama: Nuk falen detet dhe tokat si rroba

15:22 26/08/2020

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi sot se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në Detin Jon, dhe për këtë është në bisedime me qeverinë shqiptare dhe atë italiane.

Pas këtij lajmi, Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në Facebook një komentuesi që e akuzonte për faljen e detit.

Në përgjigjen e tij, Rama thotë se detet dhe tokat nuk falen sikur të jenë rroba.

“Flet për “falje detesh” sikur flet për falje rrobash! Hajde shqipe hajde! Nuk falen detet e tokat si rroba o mik, prandaj para se të flasësh për tema të tilla, ulu lexo, rri dëgjo, informohu e pastaj shprehu dhe ruhu nga gënjeshtrat e mëdha se po të kapën në gjumë, i hëngre e ike në drejtim të paditur”. /tvklan.al






Të ngjashme