Zgjerimi i NATO-s, Havier Solana – (7 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Nato mund të ftoj disa vende fqinj të Jugosllavisë të bashkohen me Aleancën Atlantike për të siguruar një paqje jo të gjatë në rajon. Kështu shkruante gazeta “The Washington Post”, duke ju referuar zyrtarëve të Natos dhe ekspertëve ushtarak. Ky zhvillim mund të shtyj për më vonë aderimin e shteteve Baltike të cilat dolën në plan të dytë pas prishjes së marrdhënieve Nato-Rusi për shkak të ndërhyrjes në Kosovë.
Anëtarët e Aleancës do të hapin diskutimin për zgjerimin me vendet fqinj të Jugosllavisë në kuadrin e asaj që quhet strategji e Jugut, e cila ka mbështetjen e Sekretarit të Përgjithshëm Havier Solana. Sekretari i Përgjithshëm i Natos në kuadër të këtyre zhvillimeve do të qëndroj sot dhe nesër në Bukuresht, ku siç është paralajmëruar do ti bëhet kërkesa e rumunëve për aderim në Aleancë.
Gjatë qëndrimit dy ditor Solana do të takoj udhëheqësin më të lart rumun, e cila tashmë ka marrë përgëzime nga zyrtarët e Natos për mbështetjen e dhënë gjatë fushatës në Jugosllavi dhe në zhvillimet e mëvonshme. Në fillim të këtij viti Aleanca e Atlantikut të Veriut u zgjerua dhe me tre anëtarë të rinj me hyrjen e Polonisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke./tvklan.al