Zgjidhen 3 prokurorë të tjerë të SPAK


Zgjidhen 3 prokurorë të tjerë të SPAK

17:40 19/05/2020

Vladimir Mara, Dritan Premçi, Sotir Kllapi pritet të marrin detyrën

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur 3 anëtarë të rinj të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Tre prokurorët e vlerësuar me më shumë pikë, janë Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Premçi.

Në garë ishte edhe prokurorja Dorina Bejko, por u rendit e fundit dhe u skualifikua. Ata do të betohen përpara Presidentit të Republikës për të marrë detyrën e tyre.

Tashmë numri i prokurorëve në SPAK ka shkuar në 12, nga 15 që është numri i kërkuar për plotësimin përfundimtar të kësaj strukture.

Tv Klan






Të ngjashme