Zgjidhen avokatët e Jaho Mulosmanit (24 Prill 2001)
Zgjidhet nyja bllokuese e procesit Hajdari. Dhoma e Avokatisë së Tiranës ka dorëzuar sot në drekë listën me 6 avkatët të cilët propozohen për mbrojtjen ligjore të të pandehurit kryesor të dosjes Hajdari, Jaho Sali Mulosmani. Nik Cenaj, Remzi Ponari, Livan Luce, Plarent Cane, Lulzim Allaraj dhe Manushaqe Zhulali, janë avokatët e propozuar, por që mund të shtohen dhe të tjerë. Përcaktimi i secilit avokat, do të marrë në dorë mbrojtjen do të bëhet nesër në seancën e katër gjyqësore nga gjyqtari Micko. Ky i fundit nga avokatët e propozuar do të vendosë njërin prej tyre.
Por, nëse përsëritet precendenti, pra tërheqja 4 avokatëve, atëherë gjyqtari i dosjes i bën një ankesë këshillit disiplinor të Dhomës së Avokatisë së Tiranës e cila merr masa deri në heqjen e licensës për avokatët që nuk i binden urdhrit të Gjykatës. Pra, përgjegjësia kalon nga vetë avokatët derisa njëri prej tyre të pranojë. Nëë këtë mënyrë është zgjidhur dhe ai problem që mbante pa zgjidhje procesin e vrasjes Hajdari ku 3 seancat e para u shtynë pikërisht për mungesën e avokatit Jaho Mulosmani që nuk është i ulur në bankë me tre të pandehurit e tjerë Meta dhe vëllezërit Haxhia.
Seanca e nesërme në këtë mënyrë pritet të jetë dhe fillimi i vërtetë i maratonës gjyqësore për zbardhjen e vrasjes Hajdari dhe bodyguardëve të tij, Besim Çerja./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj