Zgjidhet Këshilli i Ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar (29 Janar 1999)
Kastriot Çaushi në krye të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shtetëror. Aktori i mirënjohur dhe Dekan në Akademinë e Arteve të Bukura u pranua në Këshillin e Ri Drejtues nga miratimi i kandidaturës së tij në Kuvendin Popullor. Është fakt që Çaushi është një nër më pak figurat e njohura për publikun, kështuqë miratimi i tij me shumicë votash nga antarët e tjerë ishte i pritur.
Në Radio Televizionin Shtetëror kontradiktat mes krerëve drejtues kanë filluar prej kohësh. Është drejtori i përgjithshëm Ardian Klosi që me ardhjen e tij u hapi luftë pothuajse të gjithë drejtuesve dhe punonjësve të këtij institucioni duke e shndërruar atë në arenë skandalesh.
Por më absurdja është se Klosi nuk komunikon fare drejtorin e televiozionit Edi Mazi që vetë Klosi donte t’a hiqte ng puna. Gjithashtu ai e emëron veten si shef të departamentit të informacionit duke qënë njëkohësisht vartës i kundërshtarit të tij Mazi. Megjithatë krijimi i këshillit të ri drejtues dhe aq më shumë vendosjen në krye të tij Çaushin, do të mund të ndikojë në eliminim e skandaleve të tjera duke bërë që Televizioni Shqiptar të bëhet me serioz./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj