Zgjidhet misteri i krijesës që tmerroi banorët
Zgjidhet misteri i krijesës gjigande që doli në ujërat e një plazhi javën e shkuar në Indonezi, e që shkaktoi jo pak panik në njerëz.
Teksa imazhet e trupit që qëndronte mbi ujë bënë xhiron e internetin, vetë komuniteti shkencor ngriti pyetjen se
çfarë mund të ishte? Si mbërriti deri në këtë ishull dhe çfarë do të thotë në të vërtetë prezenca e saj për ndryshimin e klimës?
Nga ana e tyre, banorët e ishullit Seram kanë një shqetësim më të madh:
Si ta heqin trupin nga aty?
George Leonard, shkencëtar në Ocean Conservancy duke folur për “Huffington Post” sqaroi se mesiguri, mbetjet i përkasin një balene, por për shkak të dekompozimit, trupi i saj ka marrë një formë që nuk përngjan aspak me balenat normale.
Seram, më i largti i grupit të ishujve Malulu, është pranë rrugës migratore të balenave, ndaj sipas ekspertëve, kjo shpjegon dhe faktin se përse ka dalë në këtë vend.
Banorët kanë kërkuar ndihmën e qeverisë për heqjen e trupit të saj./tvklan.al