Zgjidhet misteri i vajzës së zhdukur 15 vite më parë


Zgjidhet misteri i vajzës së zhdukur 15 vite më parë

22:30 29/11/2016

Autoritetet në Gjermani kanë zgjidhur misterin e një vajzë të re, e cila u zhduk 15 vite më parë, pasi AND –ja e një vrarësi  neo – nazist u gjet në trupin e saj.

Peggy Knoblock u zhduk kur ishte vetëm 9  - vjeç, teksa po kthehej nga shkolla në 2001. Ajo u gjet nga një kalimtar, vetëm 14 kilometra larg shtëpisë së saj.

peggy

Tashmë policia gjermane ka bërë të ditur se AND –ja që i përket Uwe Boehnhardt, një pjesëtar i celulës neo – naziste, është gjetur në një copë veshje të marrë nga varri i vajzës.

Uwe Boehnhardt, i cili ishte pjesë e një celule që vrau 9 të huaj dhe 1 police, u vetëvra në 2011 – në sëbashku me Uwe Mundlos, pasi policia zbuloi rastësisht celulën e tyre prej 3 personash.

Kufoma e Peggy u gjet në Korrik në një pyll, rreth 152 kilometra nga qyteti i Eisenach, ku u gjetën trupat e dyshes.

[caption id="attachment_238882" align="aligncenter" width="960"]beate

Beate Zschaepe

[/caption]

Beate Zschaepe, e vetmja e mbijetuar nga kjo celulë është aktualisht në gjyq për rolin e saj në vrasjen e 8 grekëve, 1 turku dhe polices gjermane. Ajo ka i thënë trupit gjykues se do të dëshmojë edhe për vdekjen e vajzës.

Peggy Knobloch ishte 9 vjeç kur u zhduk më 7 Maj të 2001.

peggy1

Për gjetjen e saj u zhvillua një operacion ndërkombëtar. Pavarësisht kërkimeve intensive, vajza e vogël nuk u gjet kurrë.

Sipas ekspertëve, kockat e saj dolën në sipërfaqje pasi kafshët e egra ndjenë erën e trupit dhe gërmuan tokën./tvklan.al





Të ngjashme