Zgjidhet pas 14 vitesh misteri i zhdukjes së adoleshentes
U desh më shumë se një dekadë që të zbulohej e vërteta për zhdukjen e Charlene Downes.
Autoritetet britanike kanë arrestuar të martën një burrë, i cili dyshohet se e vrau adoleshenten 14 - vjeçare. Ajo u zhduk më 1 Nëntor të vitit 2003, në Lancashire. Vajza kishte dalë nga shtëpia për t'u takuar me miqtë e saj në qendër të qytetit, por nuk u pa më kurrë. [caption id="attachment_302354" align="aligncenter" width="664"]Vendi ku Charlene u pa për herë të fundit, kapur nga kamerat e sigurisë
[/caption] Tani, gati 14 vite më pas, policia thotë se ka arrestuar një 51 - vjeçar, i cili jetonte në zonë në kohën kur adoleshentja u zhduk. Rasti ka qenë një ndër më të vështirët dhe më gjatët në kohë për policinë e Lancashire, hetimet për të cilin ka zgjatur rreth 14 vjet dhe me një shpërblim ende aktiv prej 100 mijë paund, për këdo që kishte informacione për vrasësin e saj. Prej shumë kohësh policia dyshonte se Charlene kishte rënë viktimë e një rrjeti seksual të burrave që objekt kishin vajzat e vogla në qytetin bregdetar, duke i gënjyer me cigare, drogë dhe alkool në këmbim të favoreve seksuale. Asnjë gjurmë nuk u gjet kurrë nga trupi i 14 - vjeçares dhe hetuesit besojnë se ajo u copëtua dhe u shpërnda nëpër qebaptoret e qytetit. /tvklan.al