Zgjidhet pas 18 vitesh misteri i vajzës së zhdukur në spital
Gloria Williams
[/caption] Policia mësohet se ka njoftuar prindërit e saj biologjikë, ndërsa deklaroi se Kamiyah gëzon shëndet të mirë dhe është një vajzë normale si gjithë bashkëmoshataret e saj. Lajmi për gjetjen e saj pushtoi të gjitha mediat ndërkombëtare këtë të premte dhe i dha fund një çështjeje që për gati dy dekada tërhoqi vëmendjen e mbarë Amerikës. Për këtë rast, policia kishte akumuluar më shumë se 2500 pista dhe informata të ndryshme. Misteri i Kamiyah Mobley u kthye në sensacion kombëtar, pasi ajo u rrëmbye nga duart e së ëmës në Qendrën Mjekësore Universitare në Jacksonville nga Gloria Williams, e cila u hoq si infermiere./tvklan.al