“Zgjidhni të qani ose të qeshni”, Rama ironizon premtimin e Bashës
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video duke bërë ironi me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryetarin e selisë blu, Sali Berisha.
Bëhet fjalë për një premtim të Bashës që çdo familje të ketë tabletë, laptop apo kompjuter në çdo shtëpi. Të njëjtit premtim i është bashkangjitur edhe ai i Sali Berishës disa vite më parë.
“Brenda 4 viteve çdo familje to të ketë një tabletë, laptop apo kompjuter në shtëpi”, thotë Lulzim Basha.
“Çdo dhomë e juaja bëhet me një kompjuter”, thotë Berisha.
Ndërkohë Rama krahas videos shkruan: “Mirëmëngjes dhe duke ua lënë juve ta zgjidhni të qeshni apo të qani, ju uroj një ditë të qeshur”. /tvklan.al