Zhbllokohen nga bashkia kolektorët shkarkues në lumin e Lanës (13 Nëntor 2000)


Zhbllokohen nga bashkia kolektorët shkarkues në lumin e Lanës (13 Nëntor 2000)

12:36 13/11/2000

Bashkia e Tiranës ditën e sotme e kishte vendosur si afat për të verifikuar kolektorët e derdhjes së ujërave të bllokuar nga ndërtimet pa leje mbi Lanë. Grupi i punës me specialistë të bashkisë, Ndërmarrjes së Rrugë Kanalizimeve, Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime kanë parë të gjithë kolektorët.

Të 50-të pronarët që ishin lajmëruar për të zhbllokuar këto kolektorë, sot i kanë pastruar të gjitha mbeturinat duke i lënë tubacionet e lira. Mbi 300 kolektorë të vendosur çdo 150 metra janë parë një për një, por të bllokuar nga plehrat në segmentet e Lanës, sot janë gjetur të gjitha zgavrat e derdhjes së ujërave të shiut.

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë Artan Lame, thotë:

“Verifikuam me kënaqësi që të gjithë kolektorët e zënë nga ndërtimet, nga vetë pronarët e këtyre ndërtimeve janë hapur puseta shkarkuese, janë çarë themelet,të bindur se bashkia se do të vepronte sot. Ne sot po zbulojmë se përveç kolektorëve shkarkues, edhe shkarkuesit e shiut në anë të rrugëve që na u raportua se janë pastruar sot po zbulojmë nga ish drejtori që nuk janë pastruar dhe kjo do të fillojë po sot pasdite që bëhet pastrimi i tyre.”/tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme