Zhbllokohet lëshimi i patentave


Zhbllokohet lëshimi i patentave

15:59 20/07/2018

Problemi me prodhimin e patentave për drejtuesit e automjeteve është zgjidhur përfundimisht. Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, Arben Isaraj tha se mungesa e lëshimit të kartonëve për 3 muaj lidhej me bllokimin e prokurimeve publike që u bë disa kohë më parë, për shkaqe politike e jo për arsye të mungesës së punës të këtij institucioni.

Përfundimisht është zgjidhur dhe  një merak që kanë pasur qytetarët, i cili ka qenë krijuar jo për arsye tonën, por për arsye të zgjidhjeve politike të momentit, të cilat kanë krijuar një diferencë 3 mujore në bllokimin e të gjithë llojeve të prokurimeve”, tha

Arben Isaraj, Drejtor i Përgjithshëm i DPSHTRR.

Situata në ofrimin e shërbimeve nga drejtoria e Transportit Rrugor në Tiranë ka ndryshuar. Me fondet e veta ky institucion ka arritur të rikonstruktojë ambientet e të shtojë numrin e sporteleve për qytetarët.

“Sistemi është i gjithë i kompjuterizuar, shumë shërbime kanë filluar të jepen online dhe kjo reformë që ka filluar në drejtorinë e përgjithshme të transporteve në zyrat kryesore siç e tha edhe drejtori në Tiranë dhe në disa qarqe të tjera gradualisht do të shtrohet në të gjitha vendin”, tha

Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Me investimin e ri koha e shërbimit për qytetarët është përgjysmuar dhe nuk i kalon më shumë se 20 minuta. Drejtoria e Transportit Rrugor në Tiranë regjistron  60% të automjeteve në rang kombëtar.

Tv Klan






Të ngjashme