Zhduken të paktën 111 nxënëse
Të paktën 111 nxënëse nigeriane janë zhdukur pas një sulmi nga grupi islamik Boko Haram.
Sipas raportimeve nga mediat lokale, 111 vajza kanë humbur pas sulmit të ditës së hënë nga militantët e Boko Haram në shkollën e mesme shtetërore të vajzave në Dapchi, në veri të Nigerisë.
Në deklaratat e mëparshme thuhej se numri i vajzave të zhdukura ishte 90. Nëse konfirmohen shifrat, ky rrëmbim do të jetë një nga më të mëdhenjtë që kur Boko Haram rrëmbeu më shumë se 270 nxënëse nga qyteti i Çibokut në vitin 2014.
“Pashë vajzat që qanin dhe vajtonin në tre automjete dhe që ulërisnin për ndihmë”
, tha një dëshmitar për gazetarët e Reuters. Dëshmitari thuhet se ishte i detyruar t’u tregonte terroristëve rrugën në zonë dhe pastaj të lihej i lirë.
Agjencia tha se kishin folur me 7 prindër, të cilët pohuan se vajzat e tyre ishin zhdukur, por thanë se prindërit e kishin bërë këtë gjë në kushtet e anonimitetit, pasi zyrtarët e policisë dhe qeverisë kishin paralajmëruar ata që të mos shpallnin zhdukjet.
Sipas
The Independent
militantët mbërritën në shkollë mbrëmjen e së hënës me kamionë dhe të pajisur më armë të ndryshme.
Grupi terrorist u drejtua për në shkollë, duke hapur zjarr dhe bëri që mësues dhe nxënës të vraponin për të shpëtuar jetët e tyre.
Por nuk është ende i qartë numri i vajzave që janë të zhdukur deri tani nga sulmi.
Menjëherë më pas,një oficer policie u tha gazetarëve se Boko Haram nuk kishte rrëmbyer asnjë vajzë atje.
Ministria e Arsimit së Shtetit tha gjithashtu se asnjë prej nxënësve nuk ishte rrëmbyer, por se kishte mbyllur shkollën, kështu që fëmijët mund të ribashkoheshin me familjet e tyre.
Por më vonë u njoftua se 111 vajza ishin zhdukur.
Nga 270 vajzat e rrëmbyera në 2014 në Çibok, 60 u larguan shpejt dhe një pjesë tjetër mendohet të jenë liruar që nga ajo kohë. Megjithatë, rreth 100 ende mendohet të kenë mbetur peng i grupit terrorist nigerian.
*
Boko Haram u themelua në 2002 dhe fillimisht në fokus të grupit ishte kundërshtimi i stilit perëndimor të edukimit. Boko Haram do të thotë “Edukimi Perëndimor është i ndaluar”.
Në 2009, nisi operacionet ushtarake.
Mijëra persona të vrarë, kryesisht në verilindje të Nigerisë, qindra të marrë peng, përshirë 200 nxënëse.
Iu bashkua të ashtuquajturit Shteti Islamik.
Në 2013-n u shpall grup terrorist nga SHBA.
Shpallën kalifatin në zonat që kontrollonin në 2014-n.
Pjesa më e madhe e territorit tashmë është nën sundimin e ushtrisë së vendit.
/tvklan.al