Mianmar, zhduket avioni me 116 persona në bord


Mianmar, zhduket avioni me 116 persona në bord

15:08 07/06/2017

Një avion ushtarak me 116 persona në bord raportohet se ka humbur kontaktin me radarët në Mianmar.  

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “Reuters”, e cila citon burime zyrtare nga ushtria e Mianmarit.

Një zëdhënës i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Mianmarit tha se avioni humbi kontaktet të mërkurën kur po fluturonte nga qyteti Myeik për në Yangon.

Komunikimi humbi papritur rreth orës 13:35 me orën lokale (7:05 me orën Europiane), kur avioni arriti rreth 20 milje në perëndim të qytetit të Daweit

”, tha ai, duke shtuar se po vijonin operacionet e kërkim shpëtimit.

Avioni kishte në bord 105 pasagjerë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit. Pasagjerët besohet se ishin të afërm të ushtarakëve në zonat bregdetare të shtetit në juglindje të Azisë.

Shkaku i zhdukjes nuk dihet ende, por duket se nuk ka të bëjë me kushtet atmosferike. Një burim tha për “AFP”-në se “mendojmë që një defekt teknik. Koha është e mirë atje.”

/tvklan.al






Të ngjashme