Zhduket në rrethana misterioze nëna me dy fëmijët
Një nënë nga Virginia dhe dy fëmijët e saj të vegjël janë zhdukur, ndërsa shtëpia e tyre u gjet e djegur.
Policia beson se Monica Bogart Lamping dhe dy fëmijët e saj, 7 – vjeçari Kai dhe 9 – vjeçarja Oria janë në rrezik pasi u zhdukën në rrethana misterioze, nga Virginia Beach, të shtunën e shkuar. Familja e 29 – vjeçares denoncoi në polici mungesën e tyre një ditë më pas, pasi ajo nuk i kishte kthyer më mesazhe prej mbrëmjes të së shtunës. Shtëpia e familjes Lamping u përfshi nga flakët rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës. Zjarrfikësit besojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një ngrohëse e lënë ndezur. Disa orë përpara zjarrit, ajo kishte lënë fëmijët tek shtëpia e një mikeshe pasi do të dilte në një takim. Familja e 29 – vjeçares tha se dinte vetëm emrin e personit me të cilin ajo kishte dalë, Chad. Ajo ishte rikthyer tek shtëpia për të marrë fëmijët dhe më pas ishte larguar. Nëna e re i kishte thënë mikeshës së saj se kishte një problem me makinën e që Chad mund ta ndihmonte. Ato kishin komunikuar me njëra - tjetrën deri në mbrëmje, por më pas telefoni i Lamping ishte fikur për të mos u ndezur më. Aktualisht, policia ka nisur një operacion për gjetjen e nënës bashkë me dy fëmijët, ndërsa ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve./tvklan.al