Zhduket në tragetin e linjës Bari – Durrës 27 – vjeçari në kërkim


Zhduket në tragetin e linjës Bari – Durrës 27 – vjeçari në kërkim

17:28 10/06/2017

Një 27 – vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe ishte i dëbuar nga vendet Shengen është zhdukur brenda një trageti të linjës Bari  – Durrës.

Burime zyrtare sqarojnë se në tragetin “RIGEL II”, në listën e personave të kthyer INAD (

persona me probleme në një nga vendet e hapësirës Shengen

), figuronin 11 persona të rritur dhe 2 të mitur.

Me mbërritjen e tragetit, gjatë verifikimit fizik të personave ka rezultuar se një prej tyre, pikërisht 27 – vjeçari me iniciale A.N, mungonte. Ai kishte ekspuls në zonën Shengen.

Menjëherë përgjegjësi i turnit ka vënë në dijeni agjentin e Agjencisë në lidhje me këtë fakt dhe i është kërkuar që të njoftojë kapitenin e tragetit për mungesën e 27 – vjeçarit.

Policia përforcoi shërbimin, me qëllim kontrollin e imtësishëm të mjeteve dhe pasagjerëve, për të bërë të mundur kapjen e tij në hyrje.

Deri më tani

, sqaron policia,

nuk rezulton që personi në kërkim të ketë dalë nga trageti

.

Nga verifikimet në sistemin TIMS rezulton se A. N, më datë 8 Qershor është shpallur në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Shkodër ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest me burg” për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, në bashkëpunim.

Për herë të fundit, ai rezulton se ka dalë nga Republika e Shqipërisë më 18 Gusht të 2016 -ës, nga Pika Kufitare Muriqan, i regjistruar në sistemin TIMS.

Nga verifikimi i listave të tragetit të linjës Durrës- Bari, të datës 8 Qershor, A. N rezulton i regjistruar në këtë listë  dhe sipas verifikimit të bërë në sistemin e kontrollit të biletave, i cili ndodhet brenda terminalit të pasagjerëve rezulton se ai ka çekuar në datë 8 në ora 21:32, duke shmangur kontrollin e Policisë.

Gjithashtu nga verifikimi i listave të tragetit të linjës Bari – Durrës, të datës 9 Qershor, A.N. figuron i regjistruar në këtë listë si pasagjer.

“Ju bëjmë me dije se për këtë shtetas në sistemin TIMS nuk ka regjistrim dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë, konkretisht nga Durrësi më datë 08.06.2017”

, sqaron policia në njoftimin e saj.

“Në lidhje me këtë ngjarje krahas veprimeve dhe verifikimeve të para të kryera nga Policia e Kufirit Durrës, është njoftuar menjëherë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ku nga ana e tyre ka nisur menjëherë hetimi penal. Policia e Shtetit në bashkëpunim me ShÇBA- në po vazhdon procedurat për zbardhjen e rrethanave të shmangies së kontrollit të policisë nga ky shtetas, si dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore në rast se do ketë persona të  tjerë të implikuar në këtë ngjarje”

, e përfundon njoftimin e saj policia e Durrësit./tvklan.al






Të ngjashme