Zhgënjen Galaxy Note 7… Bëni kujdes: Merr flakë
Samsung Galaxy Note 7 edhe pse ka tërhequr rreth vetes miliona përdorues, një pjesë të tyre e ka zhgënjyer. Shumë prej aparateve te Galaxy Note 7 janë përfshirë nga zjarri për shkak të problemeve me baterinë.
Sipas “Daily Mail” firma e Samsungut pas këtij incidenti deklaroi se do të përgatisë pajisje këmbimi për telefonat që janë tashmë në treg derisa të gjejmë problemin që shkakton zjarrin në bateri.
Samsung tha se kompanisë do t’i duhen dy javë kohë për të përgatitur pajisjet e zëvendësimit për 2.5 milionë telefona që janë shitur.
Po kështu nuk është e qartë kur do të fillojnë të dalin përsëri në treg Samsung Note 7. Deri më porositë e marra nga klientët janë ndalur nga komapnia për arsye testimi dhe kontrolli të cilësisë. /
tvklan.al