Zhurmat nga lokalet e natës, mungon koordinimi i institucioneve për ta zgjidhur


Zhurmat nga lokalet e natës, mungon koordinimi i institucioneve për ta zgjidhur

16:44 26/03/2018

Shqetësimi i krijuar nga lokalet e natës me muzikën e lartë deri në orët e para të mëngjesit, ka detyruar qytetarët të kërkojne ndihmën e policisë bashkiake dhe asaj të rendit, por asnjëherë nuk kanë gjetur zgjidhje. Shefi i kontrollit të territorit në Bashkinë e Tiranës në përgjigje të interesimit të televizionit Klan, pohon se kjo problematikë është e kahershme që nuk ka gjetur zgjidhje.

“Kompetenca e policisë bashkiake është deri në marrjen e ankesës, deri në masë adminstrative, por detyra për monitorim është e Ministrisë së Mjedisit dhe Shëndetësisë të cilat kanë inspektorët dhe duhet të dalin në terren të bëjnë matjet”

, shprehet Tonin Beni.

Ai tregon se shpesh përballen me pronarët e këtyre bizneseve kur vendosin gjoba në mungesë të dokumentit të vërteton se sa është ndotja ne decibel e shkaktuar prej tyre.

“Kemi pasur probleme, por kur kemi shkuar ka pas leje mjedisore që këtu është e pafuqishme për të vepruar”.

Nisur nga ankesat e qytetarëve dhe pas punës në terren, policia bashkiake ka hartuar një listë me baret që shqetësojnë kryeqytetasit me muzikën e lartë, listë të cilën thonë se ia kanë përcjellë Inspektoriatit të Mjedisit për të marrë masat e nevojshme, por ende nuk kanë një përgjigje prej këtij dikasteri.

Moskordinimi i instancave shtetërore me njera-tjetrën ka bërë që ky problem të mos marrë zgjidhje deri më sot.

Tv Klan






Të ngjashme