Zhvillimi i Tiranës, urbanistika dhe ambienti
Autori: Blendi Fevziu
23:40 25/04/2011Urbanistika është një nga çështjet që ka qenë dhe do të mbetet nga më të rëndësishmet në prag zgjedhjesh. E njëjta gjë po ndodh dhe me zgjedhjet vendore të 8 Majit. Kandidatët garues për Tiranën, Edi Rama dhe Lulzim Basha ofrojnë plane zhvillimi të reja dhe kritikojnë ato që ekzistojnë si jo të përshtatshme dhe në dëm të qytetarit.
Planet rregulluese kanë ndryshuar disa herë, duke krijuar edhe konfuzion te qytetarët për mënyrën se si do të duket në fund të punimeve qyteti i tyre. Megjithatë, në kuadër të zhvillimit urbanistik PD dhe PS janë përfshirë në debate edhe për ndërtimin e Unazës së Madhe.
Për të diskutuar mbi zhvillimet në qytetin e Tiranës, në emisionin “Opinion” ishin të ftuar kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, koleksionisti Artan Lame, urbanisti Flamur Kuçi, ambientalisti Sazan Guri dhe gazetari Ylli Rakipi./tvklan.al