Zhvillohet Asambleja e Jashtëzakonshme e Partizanit ( 20 Shtator 2000)


Zhvillohet Asambleja e Jashtëzakonshme e Partizanit ( 20 Shtator 2000)

15:50 20/09/2000

U mbajt asambleja e jashtëzakonshme e Partizanit e cila vendosi fatin e klubit historik përsa i përket faktit se kush do të jetë timoni drejtues i tij. President klubi tashmë do të jetë Albert Xhani vendim ky që u mor pas diskutimit dhe votimit të kryer në një nga sallat e kryeqytetit ku dhe u mbajt kjo asamble që niset me lindjen e një dite të re për klubin.

Presidenti Xhani që dhe nuk e kishte marrë në duart e tij drejtimin e klubit ushtarak, kishte bërë shumë investime dhe ai e la të hapur pjesëmarrjen e aksionerëve të ndryshëm për të menaxhuar Partizanin sa më mirë financiarisht duke qenë se klubi është shndërruar në një shoqëri aksionere./tvklan.al






Të ngjashme